Kylie Jenner pëlqen fotot nudo në rrjetet sociale, po aq sa edhe motra e saj, Kendall. Sipërmarrësja është mjaft aktive në “Instagram” ku nuk ngurron të tregojë trupin e saj dhe shpesh publikon foto në poza sensuale.
Këtë here, ajo ka ndarë me miqtë e saj online një sërë fotosh nga momente të ndryshme të përditshmërisë së saj. Mes tyre, ajo ka postuar një foto ku shfaqet duke bërë dush, teksa mbulon pjesët e zhveshura të trupit me disa lule.

Fotografi të tjera mahnitëse të përfshira në galeri, përfshinin njërën prej saj të veshur me një krop top të zi ndërsa pozonte buzë detit.
Ylli i Kardashians kohët e fundit ka pushuar në ishujt Turks dhe Kaikos, ku ka mund të jetë realizuar fotografia në perëndimin e diellit.
