26.9 C
New York
Saturday, August 16, 2025

Buy now

Kylie Jenner mahnit me sharmin e saj duke veshur një fustan që i përqafonte linjat e përkryera

- Advertisement -

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj të fundit gjatë një mbrëmjeje në Los Angeles.

Themeluesja e brendit Kylie Cosmetics, kishte veshur një fustan të zi të ngushtë me prerje të guximshme dhe me dekolte të hapur.

Fustani i përshtatej në mënyrë perfekte trupit të saj me forma të theksuara.

Pamja u plotësua nga flokët e gjatë dhe të errët, të cilat i binin mbi supe, duke i shtuar edhe më shumë elegancë paraqitjes së saj.

Kylie ndau momente nga mbrëmja në Insta Story, duke lejuar 393 milionë ndjekësit e saj të hedhin një sy në natën glamuroze me mikeshat e saj më të ngushta – përfshirë motrën Kendall Jenner, si dhe Hailey Bieber, Bella Hadid dhe Alex Consani.

Hailey që po ashtu mori vëmendjen kishte veshur një fustan të ngushtë me pika polka, derisa Bella veshi një fustan të ngushtë të zi, që i përqafonte imazhin e saj prej një super-modeleje.

Të ngjashme

Të fundit