Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen me një dekolte të theksuar gjatë pjesëmarrjes së saj në hapjen e ekspozitës “Swarovski Masters of Light Hollywood”, të martën.

Fustani i shkurtër dhe me prerje të guximshme, i krijuar posaçërisht për të nga Giovanna Battaglia Engelbert, ishte i zbukuruar me kristale Swarovski, duke e bërë 28-vjeçaren — producenten dhe yllin e “The Kardashians” — të shkëlqente në tapetin e kuq.

Kylie kishte kombinuar veshjen me vathë, byzylykë dhe unaza nga koleksioni “Vienna Collection” i Swarovski-t, duke përfunduar një paraqitje luksoze dhe elegante.

Ekspozita udhëtuese, e cila “feston 130 vjet të krijimtarisë dhe gëzimit artistik të Swarovski-t”, u hap të mërkurën në Lighthouse ArtSpace LA dhe do të qëndrojë e hapur deri të hënën e ardhshme.

Një ditë më vonë, të enjten, Kylie mori me vete vajzën e saj Stormi Webster, 7 vjeçe, për të vizituar dyqanin e tyre lokal Ulta Beauty, ku vajza dhe nëna qëndruan përpara ekspozimit të koleksionit “King Kylie”, në nder të 10-vjetorit të markës Kylie Cosmetics.