Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë. Miliarderja ka mirëpritur fëmijën e dytë me Travis Scott më 2 Shkurt, një ditë pas ditëlindjes së 4-të të vajzës Stormi. Mediat e huaja kanë konfirmuar së Kylie ka sjellë në jetë një djalë por emri nuk është zbuluar.
Lajmin e bëri me dije vetë Jenner përmes një postimi në rrjete sociale duke postuar një foto bardhezi të dorës së të porsalindurit.“ 💙2/2/22”, ka shkruar Jenner në foto. Manjatja e Kylie Cosmetics konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me një video.
