Sulmuesi Kylian Mbappe nuk dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar dimëror.
Francezit i skadon kontrata në verë, megjithatë nuk po e mendon largimin në gjysmën e sezonit.
“L’Equipe” raporton se edhe nëse ndokush bën ndonjë ofertë zyrtare, përfshirë edhe Real Madridin, përgjigja e Mbappes është negative.
Raporti shton se Mbappe më shumë gjasë do të largohet në verë si lojtar i lirë por jo në dimër, shkaku që synon ta plotësojë ëndrrën që është titulli i Ligës së Kampionëve me klubin parisien.
PSG avancoi në raundin e 16-të më të mirave në xhiron e fundit të fazës grupore, ndërsa në “letër” pritet të kenë punë jo të vështirë, ndaj klubit spanjoll Real Sociedad.
“Parisienët” kanë nisur të gjejnë formën e duhur nën urdhrat e Luis Enriques, duke qenë edhe lider në kampionatin francez.
Përndryshe, Mbappe këtë sezon tashmë ka realizuar 21 gola në të gjitha garat duke kontribuar edhe me dy asistime, në 22 ndeshje.
Përpos Real Madridit, interesim kanë shprehur edhe disa klube angleze si dhe befasisht Barcelona.