15.5 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Kylian Mbappe e ‘kalon’ Thierry Henryn, pas dy golave ndaj Valencias

- Advertisement -

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, të shtunën ka kaluar bashkëkombësin dhe legjendën e futbollit Thierry Henry në një kategori statistike mjaft të rëndësishme.

Kjo ndodhi falë paraqitjes së 26-vjeçarit në ndeshjen më të fundit të Real Madridit.

Skuadra e Xabi Alonsos, “Los Blancos”, ishte në aksion në kuadër të La Ligës, kundër Valencias që po kalon një periudhë të vështirë.

Sulmuesi Mbappé, vetëm pak ditë pasi u shpall “Lojtari i Muajit në La Liga”, e nisi ndeshjen si titullar – dhe reagimi i tij ishte spektakolar.

Francezi realizoi dy gola: fillimisht nga penalltia dhe më pas me një goditje “vollej” të bukur me të majtën gjatë pjesës së parë.

Kështu, ai vazhdoi një seri të jashtëzakonshme formash që ka treguar kohët e fundit.

Por, arritja e tij kishte edhe një peshë historike.

Sipas të dhënave të publikuara nga “StatMuse” në platformën “X”, ish-ylli i Paris Saint-Germain ka kaluar Thierry Henryn për nga numri i golave të shënuar në pesë ligat më të forta të Evropës.

Këtë sezon, Kylian Mbappe ka shënuar 18 gola deri më tani me Real Madridi këtë sezon, në 14 ndeshje të zhvilluara.

Të ngjashme

Të fundit