Bashkëpronari i klubit të Chelsea, Todd Boehly, raportohet se është duke punuar për të bërë një ofertë që do të ishte sensacionale, drejt Paris Saint-Germain për superyllin, Kylian Mbappe.
24-vjeçari zyrtarisht është në shitje, pasi që ka refuzuar që ta nënshkruajë kontratën e re me klubin francez.
Besohet fort se zemra e tij është e vendosur për një transferim me parametra zero drejt Real Madridit më 2024.
Pasi hoqi dorë nga kontrolli i transferimeve të Chelseat pas një seri humbjesh të profilit të lartë një vit më parë ai ka filluar prapë të bëjë një ofertë drejt klubit francez për sulmuesin.
Një kalim i tij në Stamford Bridge do të dërgonte valë shokuese në botën e futbollit, por që çështja është se sa “The Blues” do të mund ta realizonin, apo edhe se fituesi i Kupës së Botës do ta shqyrtonte atë?