VinFast ka prezantuar në Vietnam modelin e ri Lạc Hồng 900 LX, një SUV luksoz i zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë kanadeze të blindimeve Inkas.
Automjeti synon ekzekutivët dhe zyrtarët e lartë që kërkojnë luks dhe mbrojtje maksimale.
Versioni i blinduar është i certifikuar për rrugët vietnameze dhe reziston ndaj breshërive me plumba, përfshirë edhe ata shpuarës, si dhe shpërthimit të dy granatave DM51 njëkohësisht.
Testimet kanë treguar se ai mund të përballojë edhe 400 të shtëna me municion të drejtuar me laser, pa ndryshuar dukshëm në pamje nga modeli standard.
Të dy versionet përdorin një bateri 123 kWh të prodhuar nga CATL, por ndryshojnë në performancë.