17.8 C
New York
Tuesday, March 10, 2026

Buy now

Ky Rolls-Royce “ka një qiell të vërtetë” në tavan, i gjithi i pikturuar me dorë

- Advertisement -

Starlight e Rolls-Royce është bërë një fenomen, por një klient vendosi ta çojë situatën në ekstrem.

Modeli që rezultoi është Cullinan Cosmos, i cili është automjeti i parë i kompanisë që ka tavanin e pikturuar me dorë.

Rolls-Royce tha se modeli ishte pikturuar tërësisht me dorë nga një prej artistëve të tyre të brendshëm dhe u deshën mbi 160 orë për ta krijuar.

Është e lehtë të kuptohet pse, pasi “formacionet e ndritshme të reve” kërkonin “më shumë se 20 aplikime të njëpasnjëshme të bojës akrilike dhe një shumëllojshmëri furçash”.

Përveç tavanit tërheqës, crossove ultra-luksoz ka ulëse lëkure Charles Blue dhe Grace White me qepje.

 

Pjesa e jashtme duket relativisht e thjeshtë në krahasim, por ka një bojë Arabescato Pearl që kujton “shkëlqimin e butë të dritës së hënës në qiellin e mesnatës”.

Të ngjashme

Të fundit