Ballina

“Ky pushtet e ka filluar përndjekjen” – Molliqaj njofton: Është arrestuar Frashër Krasniqi

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2023

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj me nëj postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është arrestuar aktivisti i partisë së tyre, Frashër Krasniqi.

Ata kujtuan se dje janë arrestuar dy aktivistë të kësaj partie, dhe me Krasniqin po bëhen tre të arrestuar.

Molliqaj tha se pushteti ka fillu të u vihet pas atyre, sepse këta të fundit kanë filluar “rezistencën” kundër Zajednicës.

Po ashtu ata kërkaun menjëherë lirimin e Krasniqit.

Njoftimi i plotë:

Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit.

Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet.

Ne nuk do të ndalemi asnjëherë. Kërkojmë lirimin e menjëhhershëm të Frashër Krasniqit.