Home Lajme “Ky pernime është budallë, është ka i ndihmon Serbisë. I çmendun, agjent i Serbisë dhe Rusisë”, Haradinaj për deklaratat e Kurtit kundër Grenellit

“Ky pernime është budallë, është ka i ndihmon Serbisë. I çmendun, agjent i Serbisë dhe Rusisë”, Haradinaj për deklaratat e Kurtit kundër Grenellit

0
“Ky pernime është budallë, është ka i ndihmon Serbisë. I çmendun, agjent i Serbisë dhe Rusisë”, Haradinaj për deklaratat e Kurtit kundër Grenellit

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e Albin Kurtit kundër emisarit të posaçëm të ShBA-ve, Richard Grenell.

Haradinaj në emisionin Pressing në T7 tha se “Kurti pernime është budallë, ky është ka i ndihmon Serbisë”.

Tutje, ai përsëri e akuzon Kurtin se është agjent i Serbisë dhe Rusisë.

“Ky pernime është budallë, ësht ka i ndihmon Serbisë, në këtë rast. Ky e ka pru punën që ata me pa Serbinë më normal se ne….

.. budalle, është i çmendun, ky është agjent i Serbisë dhe Rusisë. Veprimet e tij, keqësimi me Amerikën, a ka ky një amerikan të mirë, koka i keq Grenelli, Bideni, Trumpi, Blinkeni  e Hovenieri. A ka naj amerikan të mirë që njeh ky? Ky të prish me Amerikë, me NATO’n, nën sanksion të BE’së, e SHBA’së, e sulmon UÇK’në, e sulmon bizneset pse?, e përçan shoqninë, shqiptarët në Maqedoni e ku mujti, pse se është agjendë e Rusisë dhe Serbisë. Ky është në mision të armiqëve tonë”, tha ai.

Exit mobile version