4.2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

“Ky idiot e di që diçka po vjen! Zbulohen mesazhet mes Taylor Swift dhe Blake Lively: Ra në kurth…

- Advertisement -

Gjyqi mes dy aktorëve kryesorë të filmit “It Ends With Us”, Blake Lively dhe Justin Baldoni, vazhdon dhe emra të tjerë janë bërë pjesë e çështjes.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Page Six”, Lively e përshkruan Baldoni-n, regjisorin dhe kolegun e saj në filmin “It Ends With Us” si “regjisori budalla i filmit tim” në disa mesazhe drejtuar Taylor Swift-it.

Sipas pretendimeve të avokatëve të aktorit, në prill të vitit 2023 aktorja i kërkoi Taylor Swift-it të mbështeste ndryshimet që ajo kishte bërë në skenarin e filmit, pa i lexuar ato më parë.

Dokumentet gjyqësore treguan se Taylor Swift iu bind menjëherë kërkesës së saj, madje i shkroi: “Do të bëj gjithçka për ty!”.

Sipas dokumenteve, pasi këngëtarja mbështeti skenarin e shoqes së saj gjatë një takimi me Justin Baldoni-n në apartamentin e aktores, kjo e fundit i dërgoi Taylor Swift-it një mesazh ku e lavdëronte për ndërhyrjen e saj, duke e quajtur Justin Baldoni-n “klloun” dhe duke thënë se ai “ra në kurth”.

“Sot ishe heroike e paparë! Ia tregova çdo moment Ryan-it (bashkëshorti). Vazhdimisht po më kujtoheshin gjëra. Ti duke sajuar gjëra për mua dhe për lentet dhe duke iu drejtuar vetes si “kukulla ime”. Ky klloun ra në kurth, edhe pse po përpiqej të rezistonte. Ti je absolutisht shoqja më e mirë në botë.”

Mesazhet që dyshja shkëmbeu mbi aktorin nuk kishin fund, Taylor Swift madje sugjeroi se Justin Baldoni nuk veproi me zgjuarsi kur zgjodhi të përdorte këngën e saj “My Tears Ricochet” në filmin “It Ends With Us”.

Sipas saj, përdorimi i kësaj kënge i jepte fuqi Blake Lively-t dhe jo atij.

“Ke shumë të drejtë… Duhej të mos e përdorte këngë tënde… Sa budallallëk. Kjo ishte mundësia e tij e vetme për të dhënë përshtypjen se kontrolli ishte në duart e tij.”

Të ngjashme

Të fundit