Dy përballje tejet të forta pritet të zhvillohen në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.
Spanja – Franca dhe Holanda – Anglia, do të jenë dy superpërballjet e kësaj faze të “EURO 2024”.
Këto dy lojë do të zhvillohen do të zhvillohen njëra me datë 9 korrik (Spanja – Franca) dhe tjetria më 10 korrik.
Ndërkohë tashmë UEFA e ka caktuar edhe gjyqtarin i cili do ta ndajë drejtësinë për këtë lojë.
Këtë shtëpia evropiane e futbollit ia ka besuar sllovakut, Slavko Vinçiq.
Ndërkohë, pritet të bëhet i ditur edhe emri i gjyqtarit kryesor për përballjen Holandë – Angli.
Këto ndeshje zhvillohen me fillim nga ora 21:00 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në Klan Kosova dhe Artmotion.
Mbetet të shihet se cilët kombëtare do ta prekin finalen e madhe të 14 korrikut që zhvillohet në “Olympiastadion” në Berlin