Sot është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare. A e dalloni dot kush është? Bëhet fjalë për Rina Balajn, reperen shumë të suksesshme.
Artistja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit këtë foto kur ka qenë e vogël ndërsa ka bërë me dije se imazhi është shkrepur në dhjetor të 1999.
Sakaq, sa i përket jetës sentimentale, kujtojmë që këngëtarja ka pak kohë që i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Sinboy. Reperi me origjinë shqiptare, që vijon karrierën në Greqi dhe Rina u njohën dhe bashkëpunuan për këngën “Gigi”. Duke folur për ndarjen, Rina tha se lidhja ishte bërë toksike.
“Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur.” tha ajo. Kur u pyet nëse jeta e saj ka ndryshuar për mirë apo për keq këtë vit, Rina tha: “Të gjithë mundohemi të ndryshojmë për mirë. Ndihem shumë spirituale, në paqe me veten”, duke preferuar që të mos ndajë më shumë detaje.