-8.1 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Ky është zyrtari policor që dyshohet se vrau burrin e tezës në Ferizaj

- Advertisement -

Një vrasje e rëndë tronditi sonte Ferizajn.

Një zyrtar policor dyshohet të ketë shtënë me armë në drejtim të bashkëshortit të tezës së tij, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Zyrtari në fjalë është Festim Ramadani.

Incidenti ndodhi për shkaqe të paqarta, teksa Ramadani është vetëdorëzuar në polici me të kryer krimin.

Ai ishte jashtë detyrës zyrtare kur kreu krimin.

“Sot me datë 16.09.2024, në ora 19:25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallace”, ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësi policore reaguese dhe hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor” deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka./Indeksonline/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit