Një zjarrëfikes ka humbur jetën sot në Krushevë të Klinës.
Viktima ishte duke tentuar të shuar zjarrin në arat që po digjeshin nga mëngjesi i sotëm.
Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se zjarrëfikësi që ka humbur jetën në krye të detyrës është, Safadin Osmanaj.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Osmanaj, Kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vdekja e zjarrëfikësit dyshohet se ka qenë natyrore dhe se nuk ndërlidhet me ndonjë aksident të mundshëm.