Duket se drejtuesit e Evertonit kishin gati zëvendësuesin e Frank Lampard.
Siç raporton “Daily Mail”, drejtuesit e klubit raportohet se janë në bisedime të avancuara me Marcelo Bielsa.
Trajneri 67-vjeçar argjentinas ndihmoi Leeds United të kthehej në Premier League në vitin 2020, por ai u shkarkua në shkurt 2022 pas 170 ndeshjeve për ecurinë e tyre të dobët sezonin e kaluar.
Kujtojmë se nëse Bielsa bie dakord me Everton, ai do të bëhet trajneri i tyre i dymbëdhjetë në shtatë vjet.