8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Ky është punëtori që mbeti i vdekur në një qendër tregtare në Veternik

- Advertisement -

Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një qendër tregtare në Veternik.

Viktima është shtetas rumun, derisa Klani merr vesh që i ndjeri quhej Nita Christian Michail, 48-vjeçar.

Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i dytë i objektit ku ishte duke punuar.

Ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe policia.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit