Të shtënat me armë zjarri i morën jetën një personi në Prishtinë, teksa u plagos edhe një tjetër.
Rasti ndodhi në rrugën “Rrustem Hyseni”, mbrëmë rreth orës 22:30.
Pas plagëve të marra nuk iu mbijetoi Naser Gashi, i cili u dërgua pothuajse pa shenja jete në QKUK.
15 minuta pas tij, në QKUK u dërgua edhe Miftar Mfitari, i cili pësoi plagë më të lehta në trup.

IndeksOnline pohon se Miftari është duke marrë trajtim mjekësor në Klinikën Ortopedike dhe më vonë gjatë ditës pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Ndërkohë, një nga të dyshuarit kryesor për këtë tragjedi, Alban Gashi, vazhdon të jetë në arrati.