Mëngjesin e sotëm, në Obiliq, një person është gjendur pa shenja jete.
Sipas burimeve të IndeksOnline, behët fjalë për 45-vjeçarin, Kadri Prestreshi.
Ndërsa, rasti e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar Ahmeti.