Me 10 raste pozitive të konfirmuara të dielën, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 431.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514 derisa sot 19 qytetarë kanë mundur sëmundjen.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës. Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkohë janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.