Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” e ka bërë të ditur nivelin e ujit të liqeneve akumuluese në Batllavë dhe në Badoc.
Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është minus 6.6 metra nën nivelin maksimal të mbushjes.
Kurse, te Liqeni i Batllavës, niveli i ujit, sipas KRU “Prishtinës” është minus 6 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, transmeton Klankosova.tv.
Njoftimi nga kompania është bërë sot, një ditë pas reshjeve të shiut dhe borës të cilat e kanë përfshirë vendin.