Viktima e ngjarjes tragjike dyshohet të jetë Ilaz Brahimi, i cili u gjet i pajetë në veturë
E dyshuara për vrasjen është Ardita Gashi, 30 vjeçare.
Ajo dyshohet se kreu vrasjen dhe më pas plagosi një 73-vjeçare, e cila nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK. Pas krimit, e dyshuara dyshohet se tentoi t’i merrte jetën vetes, dhe aktualisht po trajtohet në QKUK, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.






