Mbrëmjen e së dielës një i ri ka humbur jetën në Bjeshkët e Deçanit si pasojë e rrotullimit të kamionit.
I riu i aksidentuar është identifikuar dhe ai është Elvis Osdautaj nga Isniqi.
Sekretari i AAK-së në Deçan, Hajdar Sutaj ka ndarë lajmin tragjik, derisa familjarëve të viktimës u ka shprehur ngushëllime.
“I tronditur nga vdekja tragjike e të riut Elvis Osdautaj nga Isniqi i Deçanit!
Në këto momente të vështira për familjen, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, shokëve dhe gjithë bashkëvendësve nga Isniqi dhe Deçani”, ka shkruar Sutaj.