Një person është arrestuar mbrëmë si i dyshuar për therjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk iu bëri ballë plagëve.
Klankosova.tv mëson se i dyshuari është shtetas turk.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Enes Enver Ay.
Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klankosova.tv gjatë ditës së djeshme.
Dyshohet se 26-vjeçari tani i ndjerë ishte therur dhe ishte hedhur nga vetura.