19.5 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

“Ky është fundi i Shqipërisë” – “Kqyre vetën – mu m’kish ardhë marre”, Blerim Latifi i ashpër me deputetin Kraki

- Advertisement -

Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e Nezir Kraki – deputet i VV-së, që shkroi “ky është fundi i Shqipërisë”.

Latifi tha se është marre çka ka thënë Kraki.

“Këtë deklaratë e ka dhanë një deputet i Kuvendit të Kosovës, një kuvend që nuk është në gjendje që tre muaj me zgjedhë një kryetar. Dmth po ja çan hallin Shqipërisë, më kish ardhë marre me kanë deputet dhe me dhanë kësi deklarate. Me i thanë këqyre vetën në pasqyre, ku je ti?”, u shpreh i ashpër Latifi kundrejt deputetit të VV-së Kraki.

“Kjo ka të bëjë me kulturën e një politikani, nuk mundesh me gjetë në Kuvendin e Shqipërisë një deputet që del e thotë ky është fundi i Kosovës”, shtoi Latifi në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit