Skënderaj është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit.
Bëhet e ditur se Hisni Ibishi është dorasi ndërsa viktima është familjari i tij, Ismet Ibishi.
Dorasi dhe viktima janë nga fshati Klinë e Ulët ndërsa dyshohet se sherri ka ndodhur për një konflikt pronësor.