Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Kjo, pas dështimit për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Më poshtë, gjeni tekstin e dekretit:

Ndërkohë, në lidhje me këtë, është deklaruar edhe kryeministri Albin Kurti.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, ka thënë Kurti.






