- Advertisement -
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi mbrëmë në rrugën Prishtinë-Pejë, në Llapushnik ku humben jetën dy persona ndërda i lënduar është edhe një 19 vjeçar.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.
Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe.
Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë.