18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

- Advertisement -

Një incident i rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 18:10, në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, janë sulmuar fizikisht dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Fillimisht, viktimat janë paraqitur në QKMF-në e Dragashit dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku lëndimet e tyre janë klasifikuar si të lehta trupore.

Raportohet se i dyshuari për këtë sulm është Safet Kuši, 61-vjeç, banor i fshatit Zlipotok.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor” dhe është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që hetimet janë në zhvillim dhe autoritetet po e trajtojnë rastin me ndjeshmëri të lartë për shkak të përfshirjes së një zyrtari të lartë shtetëror.

Të ngjashme

Të fundit