Liam Mandiaro ka lënë shtëpinë e Big Brother, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh.
Në një nominim të fortë mes Erjolës, Françeskës, Heidit, Romeos, Rozës, Liami ka marrë më pak vota duke dalë nga shtëpia. I pyetur se kush mund ta fitojë Big Brother, Liami tha Juli.
Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?
Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…
Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?
Liam: Normale që atje.
Ledioni: Më shpjego disa veprime të tuat që megjithëse të kryera në kuadër të lojës kanë qenë të çuditshme. Për shembull, ajo tepsia me ujë kokës së Françeskës?
Liam: Ajo ka qenë sepse më lagu dyshekun… Mund të ketë qenë diçka e çuditshme, por unë isha i nervozuar dhe thashë ti hidhja pak ujë që të qetësohej.
Ledioni: Këto lojërat praktike, mendon se janë pëlqyer?
Liam: Nuk e di Ledion, unë do ta shoh edhe jashtë se si kanë shkuar te publiku. Por normale që i kam bërë për të qenë lojëra të bukura.
Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?
Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.
Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?