Që nga e marta banorët e nominuar për eliminim kanë qenë Egzona dhe Tani.
Gjatë javës, ata janë votuar nga publiku që njëri nga ta i duhet ta lë shtëpinë sonte.
Edicioni i ri nisi me komentimin e disa situatave brenda shtëpisë që kanë ndodhur këto ditë.
Në vazhdimësi, erdhi momenti i zarfit i cili ka brenda tij emrin e të eliminuarit.
Moderatorja, Arbana Osmani njoftoi se banori i cili duhet ta lë sonte shtëpinë është Egzona.
Ndryshe, të martën u eliminua Beatrix Ramosaj.
