54 vjeçari, Demir Misini është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Sahnje të Dragashit.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës për të cilin ka nisur hetime mbi shkakun e vdekjes.
Policia ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes”.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.