Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një kalimtar rasti, kanë mbetur të plagosur.
I riu që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, është Dardan Gashi. Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenën ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar të rrahën mes vete.
Komuna e Lipjanit ka ngushëlluar familjen Gashi.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara Familje Gashi,
Me pikëllim të thellë e morrëm lajmin e ndarjes tragjike nga jeta e të riut Dardan Gashi.
Në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit, kryetari Ahmeti shpreh dhembje të thellë dhe ngushëllon gjithë familjen Gashi dhe qytetarët lipjanas për këtë rast që na preku të gjithëve.
Ngjarje të tilla janë të rralla në Lipjan, shpresojmë që në të ardhmen mos të kemi raste të tilla.
Ngushëllime!
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit