Ky do të jetë aktiviteti i parë i Haxhiut si ushtruese e detyrës së presidentes

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga nesër do të ketë edhe detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes.

Aktiviteti i saj i parë në pozitën e re do të jetë në Rezallë ku do të shkojë për të bërë homazhe.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftimin e Presidences.

Masakra e Rezallës ishte ndër më të rëndat që forcat serbe kryen në Kosovë, duke masakruar 98 shqiptarë më 5 prill 1999.

Të ngjashme

Të fundit