Dy serbë të dezignuar si terrorist nga dhe pjesëmarrës në sulmin paraushtarak të Banjskës mohuan pretendimet e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke treguar vendndodhjen dhe duke u vetëofruar për t’u marrë në pyetje nga autoritetet vendore. Ndaj kësaj ka reaguar edhe gazetari Lirim Mehmetaj, i cili u shpreh se Sveçla “na boni përallë” si dhe duke kërkuar largimin e tij si “urgjencë kombëtare”.
“Çakejt nëpër male po qeshin me ne”, ka konstatuar Mehmetaj në një shkrim në Facebook teksa edhe pyeti se “qysh tash një kryeterrorist që e njofton në konferencë të jashtëzakonshme nuk e ke arrestu e ai t’u qëndru në shtëpi të vet?”.
Reagimi i Mehmetajt
Largimi i Xhelal Svecles nga pozita e ministrit te Puneve te Brendshme eshte urgjence nacionale.
Na boni prralle ky amater ne profesion dhe profesionist ne amatorizem.
Dje ne konference per media e prezantoi nje person me emrin Dragoljub Delibashic, si nje nga figurat kyce te grupit terrorist “Mbrojtja Civile”, rrjedhimisht person i rrezikshem dhe ne kerkim.
Sot i njejti paska thene se ai gjendet ne shtepine e vet ne Zvecan dhe kurre policia s’ka shkuar per ta kerkuar, madje qenka shprehur i gatshem te shkoje ne stacion te policise kurdo qe ia kerkojne.
Qysh tash nje kryeterrorist qe e njofton ne konference te jashtezakonshme nuk e ke arrestu e ai t’u qendru ne shtepi te vet?
Qysh edhe person i kerkuar nga shteti edhe person qe s’e kerkon askush?
Sikur te mos mjaftonte kjo, tash doli edhe nje tjeter serb, Zharko Mojsillovic, qe e permendi Svecla si i kerkuar per sulmin e 24 shtatorit ne Banje.
Edhe ai paska thene qe eshte ne shtepi te vet ne Mitrovice, qe nuk e ka kerkuar policia asnjihere dhe se i pergjigjet pozitivisht cfaredo ftese.
Ky amater na boni kahre ne sy te botes.
Çakejt ner male po qeshin me ne.