Ka filluar seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për vitin 2023.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka filluar seancën duke e kujtuar akademiken dhe ish-deouteten Edi Shukriu, e cila ka vdekur dje.
Ai shprehi ngushëllime për familjen e ish-deputetes, derisa kërkoi nga deputetët që të mbahet një minutë heshtje për të.