3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Kuvendi miraton zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji

- Advertisement -

Kuvendi Kosovës me 61 vota pro ka votuar për vendimin e qeverisë që parasheh vazhdimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike edhe për 30 ditë.

Pro këtij vendimi ka votuar edhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj. Derisa partitë tjera opozitare kanë lëshuar sallën në shenjë pakënaqësie për shtyrjen e vazhdueshme të seancës së sotme.

Kryetari i Kuvendi Glauk Konjufca ka arsyetuar vonesat e fillimit të seancës. Para votimit, Konjufca ka thënë se nëse nuk merret vendimi sot, mund të ndërlikohet situata e energjisë elektrike në vend.

“Nuk kishim prit kaq gjatë, por është një vendim i rëndësishëm për të cilin nëse nuk e marrim, mund të ndërlikohet situata e energjisë elektrike në Kosovë dhe pastaj nuk kemi legjitimitet të marrjes së vendimeve, për çfarëdo vendimi që merret në këtë fushë e legjitimon vetëm Kuvendi me shumicë”, theksoi ai.

Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për edukimin në fëmijërinë e hershme. Për ta arritur kuorumin e nevojshëm, Kuvendi priti disa orë. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit