Marrëveshja e nënshkruar me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Washington DC, është ratifikuar sot në Kuvendin e Kosovës.
89 deputetë kanë qenë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës dhe të gjithë deputetët kanë votuar pro kësaj marrëveshje.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesja e MCC-së, Alice Albright kanë nënshkruar marrëveshjen nga e cila Kosova fiton miliona dollarë grant.
Mbi 236.7 milionë dollarë do të investohen në Kosovë,në kuadër të energjisë.
Nënshkrimi i Marrëveshjes me MCC-në, vjen pas përmbylljes së suksesshme të negociatave në muajin maj të këtij viti dhe pas konfirmimit me votë unanime të Programit Kompakt nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së.