Kuvendi e konfirmon se e ka financuar ekspozitën në shesh për masakrat: Mbështetja jepet pa ndërhyrë në përmbajtje

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës si financues i ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit, ku janë bërë gabime të mëdha në të dhënat e masakrave e është përdorur narrative serbe, ka dalur me një sqarim. Kuvendi në sqarim për media ka thënë se si financues e respekton lirinë artistike të të drejtës autoriale edhe në iniciativat që mbështet.

Kuvendi, reagimin e madh shoqërorë për një çështje e ka quajtur “shqetësim”.

E plotë:

Sqarim për media

Në lidhje me reagimet e fundit për ekspozitën, theksojmë se Kuvendi, në përputhje me mandatin e tij dhe praktikat e zakonshme institucionale, mbështet iniciativa që trajtojnë çështje me interes publik, përfshirë kujtesën kolektive, dokumentimin e luftës dhe nderimin e viktimave.

Duke respektuar parimet themelore të lirisë artistike, të drejtës autoriale dhe krijuese, kjo mbështetje jepet pa ndërhyrë në përmbajtjen e projekteve të tilla. Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura në kuadër të ekspozitës mbeten përgjegjësi e autorëve dhe organizatorëve të saj.

Kjo është një praktikë standarde në mbështetjen e projekteve kulturore dhe nuk mund të keqinterpretohet si miratim apo redaktim i narrativës së paraqitur. Në të njëjtën kohë, mbrojtja e dinjitetit të viktimave dhe kujtesës kolektive mbetet obligim i përbashkët institucional dhe shoqëror, i cili kërkon trajtim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.

Sidoqoftë, në këtë rast, Kuvendi do t’i adresojë shqetesimet e ngritura tek organizatorët e ekspozitës

Të ngjashme

Të fundit