Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për sot në 17:00, ky është rendi i ditës

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 17:00.

Në rend dite është shqyrtimi i dhjetë projektligjeve, në mesin e të cilave edhe ai për çmimet tavan.

 Rendi i ditës

1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina  2030,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
7. Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Të ngjashme

Të fundit