26.4 C
New York
Saturday, June 21, 2025

Buy now

Kuvendi shpenzoi 3.8 milionë euro në 2024: Ku shkuan këto para?

- Advertisement -

Gjatë vitit 2024, Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar gjithsej 3.8 milionë euro për 120 deputetë. Shumica e kësaj shume, rreth 3.37 milionë euro, është përdorur për pagat e tyre.

Shpenzimet e tjera përfshihen në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ku përfshihen bileta avioni, akomodime për udhëtime jashtë vendit, mikpritje të delegacioneve të huaja në Kosovë, mbushje telefonike, mëditje dhe dreka zyrtare.

Vetëm për dreka zyrtare, Kuvendi ka shpenzuar 79,177 euro gjatë vitit 2024. Ato kanë qenë nga takime simbolike – si një drekë prej 50 eurosh e organizuar nga Saranda Bogujevci për ambasadorin britanik dhe ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku – deri te ngjarje më të mëdha, si një drekë për një delegacion të Frankofonisë që ka kushtuar 5,249 euro për 100 persona.

Gjithashtu, janë organizuar dy dreka për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndërsa komisionet parlamentare – si ai për Politikë të Jashtme dhe Diasporë – kanë organizuar dreka me shpenzime që arrijnë në mijëra euro.

Për më shumë detaje rreth shpenzimeve, ndiqni videon në vijim.

Të ngjashme

Të fundit