Kuvendi i Kosovës pritet t’i mbajë nesër dy seanca plenare.
Në seancën e parë që pritet të fillojë prej orës 10:00 në rend dite është seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
Seanca tjetër është e paraparë të fillojë nga ora 13:00 dhe në rend dite janë disa pika.
Njëra prej pikave është shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit për vitin 2022 kurse do të shqyrtohet edhe Projektligji për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data:19 tetor 2023
Dita: Eenjte
· Seancë e jashtëzakonshme
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 10:00
1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.
___________________________________________________________________________
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun
Për: Media
Lënda: Njoftim
Data:19tetor 2023
Dita: Eenjte
· Seanca plenare
· Vendi: Kuvendi i Kosovës
· Koha: 13:00
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,3. Pyetjet parlamentare,4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,9. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,11. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,12. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit nr.08/L-247 Doganor dhe i Akcizave,13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-243 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L–037 për metrologji,14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-244 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare,15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-255 për shërbime sociale dhe familjare,16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,17. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për shkarkimin e z. Agron Beka nga pozita e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës,18. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2022,19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave






