Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, me 65 vota pro.
Nisma për këtë projektligj u përkrah edhe nga disa deputetë të opozitës, të cilët e vlerësuan si hap të domosdoshëm për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend.
Financimi i sistemit parashihet të bëhet përmes kontributeve të ndara, ku 3.5 për qind do të paguhet nga punëmarrësi dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, duke krijuar fondin për sigurimin shëndetësor të detyrueshëm.






