Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme.
61 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Opozita ka nuk e ka votuar këtë Projektligj. Ata gjatë seancës kanë thënë se ky Projektligj varëfron qytetarët dhe ndërhynë në menaxhimin e të hyrave nga komunat.
PDK ka thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë që Projektligjin ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.