10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Kuvendi miratoi tri marrëveshje ndërkombëtare

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Në seancën parlamentare, 81 deputetë kanë votua për, nëntë kundër dhe asnjë abstenim për marrëveshjen ndërkombëtare e financimit mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”.

Po ashtu, me 88 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim është votuar edhe marrëveshja e kredisë për projektin-korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Deputetët kanë miratuar edhe marrëveshjen e tretë me 90 vota pro, e cila ka të bëjë me projektin ”Efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren”, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit