8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Kuvendi mblidhet të enjten – Tahiri shpreson që mos të ketë sanksione të reja nga ndërkombëtarët

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Kuvendi do të mblidhte të enjten për të vazhduar me mbajtjen e seancës së përfunduara, raporton EO.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por që shtoi se do të jetë vështirë që të votohen projektligjet në rend dite.

“Do të jenë seancë që ka qenë e pa përfunduar pra dy jave. Ju e dini që tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnë të filloj si shkak i mungesë se mazhoranves”.

“Qëndrimet PDK janë të njëjta do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Duke që do të jetë vështirë që të kalohen edhe këto projektligje”, ka thënë ai.

Tahiri, shpreson që ndërkombëtarët nuk do të shtojnë sanksione të reja ndaj Kosovës, si shkak i masës së vendosur ndaj produkteve serbe.

“Sa i përket CEFTA, janë bërë 10 vite që Kosova është bërë pjesë e saj, pas 10 viteve kemi arritur në një pikë që Kosova po rrezikohet”.

“Unë shpresoj, që komuniteti ndërkombëtar ta ndalin shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonë dhe besoj që vendit do t’i japim një Qeveri të re, e cila di t’i jap zhvillim ekonomik dhe frymë të re vendit”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit