Kuvendi sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Kjo seancë e thirrur nga opozita do të nis nga ora 12:00 dhe lidhet me vendimin e MASHT-it për shpëndarjen e teksteve shkollore.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ditë më parë e ka cilësuar se vendimi për tekstet shkollore është pasojë e paaftësisë së kësaj qeverie.
Ajo tutje tha se gjendja e jashtëzakonshme kërkon veprime urgjente, prandaj duhet të ketë sa më parë një seancë.
Kujtojmë se MASHT-i muajin e kaluar doli me propozimin për blerje të teksteve nga prindërit ndërsa do të rimburësoheshin nga Qeveria përmes platëformës eKosova
Ky vendim doli të ishte pak vështirë i zbatushëm për disa nga qytetarët e vendit që patën problem me aplikimet dhe furnizimet me material shkollore në kohë.
Kujtojmë se deri në këtë vit, MASHT merrte përgjegjësinë që t’i mbulonte me material shkollore nxënësit në vend.