-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kuvendi mban seancë për shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të veçantë për nder të shënimit të 23 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës. Seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Ndërkaq nga ora 13:00, Kuvendi pritet të mbajë edhe një seancë plenare.

Rendi i ditës

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Pyetjet parlamentare,

3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4.      Debat parlamentar për politikën e jashtme,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

6.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

7.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në
      çështjet civile,

8.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 

nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

9.      Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-  

014 për Infrastrukturën Kritike,

10.  Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat 

financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

11.  Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për 

përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

12.  Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

13.  Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike    
nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit