7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kuvendi injoron nënshkrimet për Trustin, reagon Bekim Haxhiu

- Advertisement -

Me datë 15 korrik, në Kuvendin e Kosovës janë dorëzuar 21 mijë e 398 nënshkrimet e mbledhura nga organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit, megjithatë, ende nuk ka ndonjë verifikim të tyre.

Në një postim në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka shkruar se kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen nga institucionet që burojnë nga qytetarët, duke shtuar edhe pyetjen se kush në të vërtetë po shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ, raporton Scanner.

“Kanë kaluar 20 ditë prej kur qytetarët kanë dorëzuar nënshkrimet por ende institucionet nuk kanë përfunduar verfikimin e nënshkrimeve sipas ligjit, nuk kanë përfunduar punën për të cilën paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Kush po e shkel Ligjin për Nismat Legjislative, Kuvendi apo KQZ-ja?
Me 15.07.2022 grupi i qytetarëve “Pro tërheqjes 30% të Trustit” kanë dorëzuar në Kuvend 21.398 nënshkrime për nismen legjislative për Trustin të cilat do të duhej të verifikoheshin brenda 15 ditëve dhe pastaj të hapet rruga për votim të Projektligjit nga Kuvendi i Kosovës.

Kanë kaluar 20 ditë prej kur qytetarët kanë dorëzuar nënshkrimet por ende institucionet nuk kanë përfunduar verfikimin e nënshkrimeve sipas ligjit, nuk kanë përfunduar punën për të cilën paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve.

Kërkesat e qytetarëve nuk guxojnë të injorohen në këtë mënyrë nga institucionet që burojnë nga qytetarët, nuk guxon të shkelet ligji për të shtypur kërkesa e tyre.
Mos përmbushja e obligimeve ligjore dhe Kushtetuese nga kushdo qoftë duhet të ndëshkohet.

Sipas Ligjit Nr. 04/-L-025 PËR NISMA LEGJISLATIVE, Nenit 17 Verifikimi i listës

  1. Lista që përfshinë të paktën dhjetëmijë (10.000) nënshkrime verifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve./Scanner/
  2. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5592690507429068&id=100000645229820

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit